Google ADS

Telefoni i ri nga OnePlus vjen me Snapdragon 821

08:50 | 8 Nëntor 2016
Arbresh Info

Qualcomm ka konfirmuar që telefoni i ardhshëm nga OnePlus, që thuhet të jetë OnePlus 3T, do të jetë i pajisur me procesor Snapdragon 821 SoC.

Thashethemet e fundit sugjerojnë që përmirësimi i procesorit do të jetë një ndryshim kyç sa i përket harduerit, shkruan portali arbresh.info. OnePlus 3T thuhet se do mbajë ekranin 5.5 inç, 6GB RAM, 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe baterinë 3000mAh.

Një ndryshim tjetër përveç procesorit pritet të jetë kamera nga Sony IMX395 20 megapiksel me lens që ka hapje f/1.7. Sa i përket anës softuerike, telefoni i ardhshëm thuhet se do të bartë platformën Nougat. Këto përmirësime do të ndikojnë dukshëm në çmimin e OnePlus 3T, i cili do të kushtojë 80 dollarë më shumë se OnePlus 3.

Telefoni pritet të debutojë më 14 nëntor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme