Kur të ndieni se parametrat e celularit po dalin mode, s’do t’ju duhet më të blini një tjetër. Google do të lejojë të ndërroni kamerën, altoparlantin, apo secilën nga gjashtë elemente të tjera të telefonit, njësoj siç ndërroni sot baterinë.
Projekti “Ara” i Google pritet të sjellë brenda 2017-s telefonin e parë celular që do të ketë pjesë të çmontueshme. Telefoni do të ketë një bazë unike, mbi të cilën blerësi do të ketë mundësinë ta vendosë kamerën, altoparlantin apo pjesë të tjera sipas cilësisë që dëshiron.
Një ide të ngjashme ka dhënë edhe LG me G5, por Google e bën më konkrete dhe thotë se ka avancuar mjaftueshëm me këtë projekt, e së shpejti do të jetë në duart e konsumatorëve. Ky do të jetë telefoni i parë i prodhuar drejtpërdrejt nga Google, pasi deri më sot, Nexusi-n ua kanë besuar kompanive të tjera, si Huawei, LG, dhe HTC.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA