Duket që thashethemet kishin të drejtë pasi tani është konfirmuar që telefoni i ardhshëm i kompanisë Vivo, XPlay 7 do të ketë 6GB RAM duke u bërë telefoni i parë në botë që vjen me një sasi aq të madhe të RAM-it. Konfirmimi ka ardhur me zbulimin e një foto që gjithashtu tregoi që pajisja do të ketë procesor Snapdragon 820.
XPlay 5 është konfirmuar nga kompania kineze javën e kaluar dhe vetëm një ditë pas asaj është zbuluar që pajisja do të zyrtarizohet më 1 mars, që është vetëm një javë larg, shkruan portali arbresh.info. Së bashku me 6GB RAM dhe procesor Snapdragon 820, Vivo tashmë ka konfirmuar që telefoni do të posedojë ekran të lakuar në të dy anët.
Thashethemet e mëparshme kanë treguar që telefoni do të posedojë funksionin për mbushje solare së bashku me ekranin prej 6-inçësh, kamerën 16MP/8MP, dhe baterinë 4.300 mAh. Pasi telefoni është afër prezantimit, pritet që së shpejti të konfirmohen edhe detajet e tjera kryesore./arbresh.info
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...