Telefonat e mençur dhe pajisjet e tjera të mençura që mund të vishen janë vazhdimisht duke u bërë më shumë se vetëm pajisje komunikuese derisa ne kemi arritur t’i përdorim ato edhe për çështje shëndetësore apo palestër. Telefonat e mençur mund të masin tashmë rrahjet e zemrës si dhe aktivitet që bëni në palestër, megjithatë Samsung tani dëshiron të dërgoj këto funksione edhe në një nivel tjetër deri në matjen e yndyrës në turp.
Kompania koreane ka përdorur një patentë që i lejon asaj të vendos sensorë matës në pajisjet e saj si në ekrane apo rreth mbështjellësve, shkruan arbresh.info. Më pas, sensorët mund të punojnë së bashku për të matur nivelin e yndyrës në trup kur të arrihet kontakti me trupin e njeriut dhe bazuar në një ilustrim, sensorët do të punojnë pasi të kapni pajisjen tuaj me dy duart.
Sidoqoftë, përqendrimi në shëndet dhe palestër nuk është vetëm nga kompania Samsung. Format e ndryshme për të monitoruar dhe ndjekur janë pjesë e madhe edhe tek ora e mençur Apple Watch, derisa Huawei TalkBand dhe Samsung Gear Fit janë pajisje të përshtatshme edhe për palestër./arbresh.info
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...