Me një fjalë jemi më shumë sesa të lidhur.
Plot 40 sekonda është koha mesatare e përqëndrimit përpara një ekrani kompjuteri, kur jemi në punë. Ndërsa jashtë zyres është edhe më keq: kapërcejmë të gjithë kohën nga “chat”-et, nëpër foto Instagrami, nga një postim në tjetrin, nga një link në tjetrin.
Me një fjalë jemi më shumë sesa të lidhur. Por, çfarë po i ndodh kapacitetit tonë për të kuptuar, arsyetuar dhe ruajtur në kujtesë? Në planet sot ka më shumë skeda “sim” sesa njerëz; 7.8 miliardë skeda telefonish celulare kundrejt 7.5 miliardë njerëzve.
Neuroshkencëtarët thonë se problemi qëndron pikërisht se jemi të pavetëdijshëm që po e stërvisim trurin të mendojë ekzaktësisht sipas formatit dhe opsioneve që na kushtëzon përdorimi i “smartphone”-ve.
Kërcejmë nga një mendim te tjetri, ashtu siç kërcejmë nga një link te tjetri. Gjithçka është bërë e klikueshme, e shkarkueshme. E në një botë gjithnjë e më të lidhur dhe të shpërqëndruar, përqëndrimi është bërë gjithnjë e më i çmuar.
Sot është pikërisht vëmendja, biznesi i vërtetë i gjigantëve të “web”-it, që na shesin çdo lloj gjëje: produkte, stile jetese, propozime politike etj. Në këtë botë më shumë sesa të lidhur, ku qarkullojnë 150 miliardë “e-mail”-e në ditë dhe 42 miliardë mesazhe “WhatsApp”-i, duhet të rigjejmë mënyrën për të rikthyer të dëgjuarin, të ndjerit njëri-tjetrin.
Profesor Michael Merzenich, një ndër neuroshkencëtarët më të famshëm në botë, shpjegon pasojat neurologjike të përdorimit të teknologjisë mbi trurin tonë. Merzenich thotë se, ne mendojmë se të pakësuarit të vazhdueshëm të sforcimeve dhe të deleguarit të tyre vazhdimisht te makinat është një avantazh.
Por harrojmë se, sa herë që i delegojmë një makine një funksion njerëzor, po i pakësojmë diçka kapaciteteve tona jetësore dhe cerebrale. “Truri – thotë Merzenich, – ka kapacitet elastik derisa njeriu vdes, e duhet ushtruar sa më shumë, në mënyrë që ky kapacitet të mos ngurtësohet, e për rrjedhojë nervat të shkatërrohen më me shpejtësi, duke sjellë një plakje më të shpejtë të njeriut”.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi