Google ADS

Teknologjia e re nga Intel është 1000 herë më e shpejtë se SSD disqet

13:10 | 30 Korrik 2015
Arbresh Info

Disqet SSD në kompjuterin tuaj mund të duken vërtetë të shpejta, por ato ndoshta mund jenë të pavlerësuara nga standardi i ri për akumulimin e të dhënave nga Intel dhe Micron. Pas 10 viteve hulumtim dhe zhvillim, kompanitë kanë prezantuar ‘3D XPoint’, standardi i parë nga kompanitë i krijuar brenda 26 viteve, që thuhet se është 1.000 herë më i shpejtë se NAND teknologjia që përdoret te disqet SSD dhe pajisjet telefonike.

Intel është vërtetë duke shtyrë kufijtë e shpejtësisë, por 3D XPoint mund të jetë gjithashtu një rritje e madhe e kapacitet për akumulimin e të dhënave, shkruan arbresh.info. Është 10 herë më i dendur sesa arkitektura më e avancuar NAND, që do të thotë se ju do të jeni në gjendje të pranoni më shumë të dhëna në të njëjtë hapësirë fizike. Po ashtu, Intel ka thënë që XPoint do të jetë i përballueshëm, gjë të cilin nuk e ka cekur nëse definicioni ” i përballueshëm” do vlejë edhe kur kjo teknologji të jetë pjesë e tregut.

Sidoqoftë, në pjesën e brendshme të XPoint gjendet një mekanizëm i ri për akumulimin e të dhënave duke mos përdorur ndonjë transistorë apo kondensator si disqet ‘flash’. Qelizat për kujtesë janë të krijuara në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë ashtu siç është edhe arkitektura e kësaj teknologjie.

Intel dhe Micron pritet të lëshojnë këtë teknologji brenda vitit të ardhshëm, ndonëse ende nuk ka njohuri nëse edhe konsumatorët do jenë në gjendje të blejnë një pajisje të tillë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme