Mjafton të shikohet ekrani i dyfishtë, që ndodhet në pjesën e përparme
Javën që vjen, BMW kishte planifikuar ta prezantojë në Geneva Motor Show, Concept i4 me të cilin do të rivalizonte Tesla Model 3,
Pa humbur kohë, ky prodhues gjerman është duke e testuar këtë model, që është makina elektrike e ngjashme me BMW 4 Series Gran Coupe.
Deri më tani, kjo makinë është parë disa herë derisa po testohej, por reporterët kanë arritur që t’ia shohin edhe brendinë, derisa shoferi po voziste me dritare të hapur. Megjithëse enterieri ka ngjashmëri të madhe me 4 Series, niveli i teknologjisë në makinën e re është shumë me i lartë.
Pjesa e përparme është e ngjashme, sikurse te kabina e iNEXT, ndërsa bien në sy ekrani i dyfishtë, si dhe pjesa e ndarë për infoteitmant. Vetëm se timoni është i mbuluar në tërësi, duke mos lejuar të shihen opsionet që janë vendosur në të.
Anulimi i zhvillimit të Geneva Motor Show, ka nxjerrë probleme të mëdha prodhuesve që kishin planifikuar t’i prezantonin aty makinat e tyre. Kjo ka bërë, që të mos dihet se kur do të shfaqet zyrtarisht kjo i4, si dhe befasitë tjera nga BMW.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...