Teknologjia e dobishme dhe e përshtatshme e pagesave “Tap to Pay” e Apple tani po bëhet e disponueshme edhe për përdoruesit në Zelandën e Re.
Bëhet e ditur se tregtarët tani mund të përdorin iPhone ose Apple Watch për të pranuar pagesa.
Por, në mënyrë që teknologjia të funksionojë, ata do të kenë nevojë për një aplikacion iOS për përpunimin e pagesave.
Klientët mund të përdorin “Tap to Pay” me një iPhone Xs ose version më të ri, duke ekzekutuar versionin më të fundit iOS, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Apple njoftoi se Adyen, ANZ Bank, Stripe, Windcave dhe Worldline janë platformat e para të pagesave në Zelandën e Re që do të ofrojnë pagesa.
Ashtu si në vendet e tjera që mbështesin funksionin, të gjitha transaksionet e kryera me “Tap to Pay” kodohen dhe përpunohen duke përdorur Secure Element.
Ndryshe, Zelanda e Re po i bashkohet Kanadasë e cila së fundi ka implementuar teknologjinë në iPhone.
Aktualisht, “Tap to Pay” mbështetet në Australi, Brazil, Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumicën e vendeve të BE-së, si dhe në SHBA ku u prezantua fillimisht.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...