Kolosi francez Renault, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për ndotjen e shkaktuar nga makinat e tij, bëri me dije se po tërheq nga tregu 15.000 automjete. Ky vendim u mor pasi testet treguan se ndotja e shkaktuar nga disa prej makinave të kësaj kompanie ishte shumë e lartë.
Javën e shkuar, tre prej impinateve të Renault u kontrolluan nga hetuesit francezë. Kontrolli bëri që Renault të humbte miliarda në bursa, pasi u rritën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një tjetër skandal si ai i Volkswagen.
Renault, ndërkohë, ka premtuar se po harton një plan teknik për të ulur nivelin e ndotjes nga makinat e saj. Ministrja franceze e Ekologjisë, Segolene Royal tha se Renault nuk ishte e vetmja kompani në Francë që kishte shkelur rregullat për nivelin e dioksidit të karbonit dhe azotit, por ajo nuk përmendi emra të tjerë.
Sipas Royal, testet e ndotjes tek makinat nuk duhen bërë në impiantet e kompanive, por në rrugë, në kushte reale të përdorimit të makinës. Royal konfirmoi tërheqjen e 15.000 makinave nga Renault që ka premtuar se do të riparojë sistemin e filtrimit të tyre.
Në të njëjtin kuadër, edhe drejtori i shitjeve në kompaniën Renault, Thierry Koskas tha se po punohet për të zgjidhur problemin. I pyetur pse rezultatet e testeve të bëra në fabrika ndryshojnë nga to në rrugë, Koskas tha se Renault nuk ka gënjyer dhe se nuk ka përdorur programe kompjuterike apo metoda të tjera për të nxjerrë rezultatet.
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...