Samsung Electronics vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti realizoi të hyrat më të mëdha pas më shumë se tri vitesh, pavarësisht fiaskos me telefonin e mençur Galaxy Note 7 dhe akuzat kundër udhëheqësit të kësaj kompanie të Koresë Jugore për korrupsion.
Udhëheqja e kompanisë vlerëson se fitimi operues nga janari deri në fund të marsit arriti 9.900 miliardë won ose 8,8 miliardë dollarë, më tepër se sa analistët në anketën e Reuters që kishin pritur.
Rritja e të hyrave prej 48 për qind në shkallë vjetore më së shumti vjen duke iu falënderuar shitjes së fuqishme të kartelave të memories, transmeton KosovaPress.
Analistët vlerësojnë se të hyrat në çerekun e dytë të vitit do të jenë akoma më të mira për shkak të publicitetit intensiv, i cili përcjell telefonin e mençur Galaxy 8 dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, të quajtur Bixby.
Kompania do të ringjallet edhe nga skandali politik në të cilin shefi i Samsung-ut u akuzua për marrje të mitos, së bashku me presidenten jugkoreane Park Geun-Hye, e cila për shkak të kësaj kohë më parë ka dhënë dorëheqje.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...