Të dhënat e iCloud ruhen në serverët e Google

09:41 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Disa media e kishin raportuar mbështetjen e iCloud në Google Cloud në 2016-ën, por Apple asnjëherë nuk kishte dhënë informacion.

Në një informacion të publikuar në uebsajtin e kompanisë muajin e kaluar, Apple aksidentalisht pranoi se përdorte shërbimin cloud të Google për shërbimet iCloud.

Ky lajm tregon sesa ka avancuar përpara Google në biznesin e infrastrukturës cloud krahasuar me Amazon dhe Microsoft.

Disa media e kishin raportuar mbështetjen e iCloud në Google Cloud në 2016-ën, por Apple asnjëherë nuk kishte dhënë informacion.

Apple periodikisht publikon versione të reja PDF për Guidën e Sigurisë së iOS. Prej vitesh ai dokument përmbante informacion se shërbimet iCloud bazoheshin në sistemet e ruajtjes së të dhënave nga Amazon dhe Micorosft.

Por në versionin e fundit Microsoft Azure mungon dhe në vend të tij është Platforma Google Cloud. Përpara përditësimit të Janarit Apple përditësoi gjithashtu Guidën e Sigurisë së iOS në Mars.

Në fillim të këtij muaji Google tha se linja G Suite dhe shërbimi cloud për sipërmarrjet sillte të paktën 1 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme