Taylor Swift me një lojë për telefona

04:25 | 6 Shkurt 2016
Arbresh Info

Kompania e lojërave Glu Mobile, e cila krijon lojëra duke u frymëzuar nga personat e famshëm, ka krijuar së fundmi një lojë për pajisjet mobile me personazh kryesor divën e muzikës Taylor Swift. Loja bazohet tek jeta e kësaj këngëtare. Ajo pritet të vijë për pajisjet iOS dhe Android nga fundi i vitit 2016.

Kompania ka krijuar edhe lojëra të tjera me persona të famshëm, si loja Kim Kardashian: Hollywood, lojë për aktorin Jason Statham apo për yllin e muzikës Katy Perry.

Sipas mediave të huaja, Taylor dhe kompania Glu do të bashkëpunojnë së bashku për një vit për të sjellë atë që kompania e përshkruan si “një eksperiencë e re dhe krejtësisht e ndryshme për lojëra”./krokodili.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme