Twitter ka prezantuar një seri të rejash për cilësinë e saj direct mesages (DM), të cilat do ta sjellin atë më afër funksionalitetit që ofrojnë aplikacionet tradicionale te mesazheve si Facbook Messenger dhe iMessage.
Më e veçanta në karakteristikat e reja është ajo e shënimit si ‘i lexuar’ për një mesazh të sapo lexuar. Platforma po shton gjithashtu edhe cilësi të tjera që e bëjnë më të lehtë dhe dinamik komunikimin në Twitter.
Fatmirësisht, për ata që duan të qëndrojnë në heshtje, një opsion i quajtur ‘privacy and safety’, ju lejon ta çaktivizoni veçorinë e leximit të mesazheve, kështu që nuk do të merret vesh nëse e keni lexuar apo një mesazh të dërguar.
Por kini kujdes, pasi sapo Twitter ta instalojë përditësimin e ri, ai do të aktivizohet automatikisht, prandaj sigurohuni ta çaktivizoni atë para se të filloni një bisedë.
Kjo veçori do të aplikohet gjithashtu edhe tek mesazhet në grup, duke paraqitur mbishkrimin ‘i parë nga të gjithë’, sapo të gjithë pjesëtarët e grupit ta kenë lexuar mesazhin./arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...