Google ADS

Tani mund të komentoni në Facebook edhe kur nuk keni internet

08:47 | 10 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Facebook ka shtuar vazhdimisht funksione në aplikacionet e tij në telefona të mençur për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve në rrjet të dobët. Sot gjiganti ka lëshuar disa përmirësime për News Feed në aplikacionin e tij në Android për shpejtësi dhe përdorim jashtë linjave (offline).

Aplikacioni tani do iu lejon të komentoni në poste madje edhe kur nuk keni internet, transmeton arbresh.info. Facebook do të ruaj komentin deri në momentin kur lidheni me internet sërish dhe më pas do e postojë atë automatikisht.

Në muajin tetor, Facebook kishte përditësuar aplikacionin e tij në platformën Android me funksionet për të dalluar internetin e dobët duke shfaqur kështu ngjarjet e shkarkuar më parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme