Amazon po sfidon përsëri Flipkart për blerjet online në Indi, duke ofruar shitjen e telefonëve të përdorur, por të rinovuar. Amazon India prezantoi një sektor në faqen e saj, ku ofronte për konsumatorët indianë telefona me çmime më të përballueshëm. Këto telefona janë rinovuar nga profesionistë dhe kushtojnë deri në 25% më pak se korrespondentët e tyre të rinj.
Tregu i telefonave të përdorur është relativisht i madh në Indi ku miliona njerëz i blejnë ata nga marka të njohura me çmime shumë të ulëta.
“Mbi shtatë milionë telefona të përdorur dhe të rinovuar u shitën vitin e kaluar në Indi,” thotë Tarun Pathak, Analist i Telefonisë dhe Marketingut në firmën Counterpoint Research, përcjell arbresh.info
Kjo lëvizje e Amazon vjen pasi Samsung dhe Xiaomi kishin filluar që më parë shitjen e telefonave të përdorur në Indi. Në sektorin e celularëve të përdorur, Amazon India shet telefona të markave si: Motorola, Lenovo, Xolo, Asus, OnePlus, HTC, Micromax, LeEco etj.
Ata thonë gjithashtu se kontrollojnë nëse çdo konsumator e ka marrë produktin e porositur dhe nëse janë të kënaqur apo jo me cilësinë e tij. Në qoftë se jo, kompania u ofron atyre mundësinë e kthimit të telefonit përsëri kundrejt çmimit të paguar më parë./arbresh.info
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para