Google ka nisur azhurnimin e ri të aplikacionit Photos, i cili mundëson njohjen e njerëzve në fotografitë tuaja.
Duke iu falënderuar teknologjisë së mësimit të makinës, Google do të njohë linjat e fytyrës në fotografitë tuaja dhe do t’ju përkujtojë që t’i ndani me miqtë.
Opsioni i njëjtë do të zbatohet në të gjitha fotografitë tuaja, të cilat ndodhen eventualisht në albumet e miqve tuaj në Google Photos.
Po ashtu, opsioni i ri Shared Libraries ju mundëson të ndani të gjitha fotografitë tuaja me njerëzit e besueshëm.
Ndryshe, kompania më herët paralajmëroi projektin me emrin Lens, i cili do të shndërrojë kamerat në telefonat e të gjithë përdoruesve të Google në kërkues të internetit.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...