Edhe tregu u tabletëve është bërë i ashpër për kompanitë, të cilat punojnë gjithnjë e më shumë për të nxjerrë produkte se më inovative, të thjeshta dhe tërheqëse për klientët potencialë.
E mes kompanive që kërkon të zërë vendin e saj mes Apple dhe Samsung që dominojnë edhe këtë treg, është ajo kineze Lenovo. Kjo kompani ka prezantuar së fundmi Lenovo Yoga Book, që mund të shndërrohet në një laptop, apo më mirë akoma, të kopjojë nga ju çdo gjë që shkruani në një fletore të thjeshtë.
Ndryshe nga shumica e tabletëve tradicionalë, Lenovo Yoka Book ka një pajisje ekstra që lidhet me ekranin dhe shndërrohet në tastierë, apo fushë vizatimi e pikturimi për përdoruesin.
Veç kësaj, nëse merret një copë letër e zakonshme dhe një stilolaps, vendoset mbi këtë pjesë dhe shkruhet me stilolaps, tableti është në gjendje që të kopjojë gjithçka që ju shkruani në letër dhe ta regjistrojë në memorien e vet.
E gjithë kjo mundësohet falë një fushë elektromagnetike që vepron deri në 1 centimetër mbi pajisjen ndihmëse dhe regjistron të gjitha lëvizjet e stilolapsit apo lapsit.
Llapi triumfon bindshëm në Podujevë dhe i shkakton humbjen e...
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...