Google ADS

Tabletët e ri të Apple, iPad Pro, janë shitur gati plotësisht

23:47 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

iPad-i i ri i Apple është më i shtrenjtë se paraardhësit e tij, por duket se pavarësisht nga rritja e çmimit, konsumatorët nuk janë shumë të shqetësuar, sepse tabletët e ri gati janë shitur plotësisht për ditën e lansimit, që është vendosur për javën e ardhshme, më 7 nëntor.

Kjo mund të vërehet përmes faqes së internetit të Apple, ku ekzistojnë konfigurime të ndryshme të iPad Pro që duken sikur do të fillojnë dërgimin tek konsumatorët disa javë pas datës së lansimit, raporton Ubergizmo.

Ka ende disa modele dhe konfigurime që do të plotësojnë datën e 7 nëntorit, por më mirë nxitoni nëse nuk dëshironi të prisni shumë kohë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht një matës i saktë i kërkesës pasi nuk dimë sa njësi Apple mund të ketë të gatshme për fillim. Për më shumë, duke pasur parasysh dizajnin e ri dhe gjithashtu veçoritë e reja, Apple mund të ketë më pak njësi në dorë, pasi dizajnet e reja zakonisht shoqërohen me vonesat e prodhimit.

Në të njëjtën kohë, nuk duhet të habitemi nëse pajisjet janë shitur për shkak të kërkesës së lartë. Shumë përshtypje të hershme të tabletit u ballafaquan me lavdërim të lartë, pasi shumë karakteristika ishin ato që përdoruesit e iPad kanë kërkuar për një kohë tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme