Google ADS

T-Mobile poston listën e telefonave që do përditësohen në Android 6.0 Marshmallow

08:40 | 6 Tetor 2015
Arbresh Info

Pronarët e pajisjeve të përzgjedhura me Nexus mund të presin për të pranuar përditësimin në platformën Android 6.0 Marshmaollow duke filluar nga sot. Megjithatë, Marshmallow është duke ardhur së shpejti edhe tek disa telefona dhe tableta tjera.

Derisa HTC dhe Motorola tashmë kanë zbuluar listën e pajisjeve që do marrin sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow, ne jemi ende duke pritur konfirmimet zyrtare nga kompanitë e tjera, shkruan arbresh.info. Fatmirësisht, T-Mobile ka zbuluar një listë të telefonave dhe tabletave që do përditësohen në versionin më të ri të platformës Android nga Google./arbresh.info

Lista e telefonave që do përditësohen:

  • HTC One M8
  • HTC One M9
  • LG G3
  • LG G4
  • LG G Stylo
  • Google Nexus 5
  • Google Nexus 6
  • Google Nexus 7
  • Google Nexus 9
  • Samsung Galaxy Note 4
  • Samsung Galaxy Note5
  • Samsung Galaxy Note Edge
  • Samsung Galaxy S5
  • Samsung Galaxy S6
  • Samsung Galaxy S6 edge
  • Samsung Galaxy S6 edge+
  • Samsung Galaxy Tab S2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme