Surpriza e Facebook për ditëlindjet e përdoruesve

12:33 | 23 Shkurt 2016
Arbresh.info

Facebook po e bën më të thjeshtë rrugën për uruar miqtë për ditëlindje. Rrjeti social po planifikon të vëjë në dispozicion një video 15 sekondshe që do shërbejë për të përcjellë urimet e ditëlindjes.

“Ne donin të gjenin një mënyrë të re  për miqtë që të urojnë njëri – tjetrin për të postuar diçka që të jetë e shpejtë dhe argëtuese”, – u shpreh menaxheri kreativ i Facebook, Henry Soong.

Kjo video shfaqet në kohështrirjen e miqve tuaj ditën e ditëlindjes së tyre. Gjithashtu ky aplikacion i ri i Facebook ju jep mundësinë që ta dekoroni videon tuaj edhe me shkrime urimesh, apo me dekorime që lidhen me simbole ditëlindjesh.

Në 2013 Facebook ndërtoi një sistem njoftimesh, me anë të së cilit të gjithë përdoruesit njoftoheshin për ditëlindjen e miqve të tyre, në mënyrë që ditëlindjet e shokëve mos te liheshin në harresë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme