Microsoft më 2 maj do të mbajë ngjarjen e paralajmëruar, por ende nuk dihet me siguri se çfarë do të prezantohet aty.
Kjo ngjarje do t’i mundësojë drejtorit Sajtu Nadeli dhe ekipit të tij që të flasë për strategjinë, por njëherësh edhe të paralajmërojë harduerin e ri.
Njëri nga opsionet mund të jetë edhe revidimi i modelit të popullarizuar Surface Pro.
Pasi nuk ka pasur përditësime të harduerit prej vitit 2015 ndërsa janë paraqitur procesorët Intel Kaby Lake, ka shanse që të paraqitet Surface Pro 5. Mbajtja në linjë me specifikat më të reja do ta bënin Surface Pro relevante, por gjithsesi janë të nevojshme edhe inovacionet, transmeton KosovaPress.
Për dallim nga Apple, Microsoft nuk ka nevojë për shitje të madhe të harduerit, pasi ka numër të madh të partnerëve të prodhimit, të cilët mbulojnë anën e harduerit. Megjithatë, nevojitet promovimi i softuerit dhe zgjidhjeve interesante në këtë aspekt. Kjo është edhe arsyeja pse Windows 10 në cloud shqyrton për çdo harduer të ri.
Fokusi aktual i Microsoft-it është shtimi i interesimit në shërbimet e veta cloud. Që nga pakot tradicionale Outlook dhe Office deri te OneDrive dhe zgjidhja muzikore Groove, Microsoft mbulon të gjitha bazat tradicionale.
Windows Cloud është vërejtur në versionin më të ri Windows 10 Creators Update. Natyrisht, bëhet fjalë për softuerin i cili është i dizajnuar që të lëvizë si desktop, ashtu edhe në aplikacionet mobil. Windows 10 Cloud mund të jetë rasti që të ulen kërkesat e harduerit, ndërsa me vetë këtë të bëhet edhe alternativa e pranisë gjithnjë e më të madhe në kompjuterët Chromebook.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?