Super Mario Run arrin 90 milionë shkarkime

09:13 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Brenda më pak se një muaj pas publikimit të Super Mario Run nga Nintendo, loja raportohet se ka arritur 90 milionë shkarkime dhe ka gjeneruar 30 milionë dollarë të ardhura.

Këto të dhëna vijnë nga kompania ‘Newzoo’ dhe sugjerojnë që rreth 3 milionë lojtarë tashmë kanë shpenzuar 10 dollarë për të blerë versionin e plotë të lojës, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Pajisjet më të mira të vitit 2016

Nintendo ka zbuluar në muajin dhjetor që loja ka arritur 40 milionë shkarkime brenda katër ditëve të para dhe 50 milionë shkarkime brenda një jave.

Të gjitha këto shkarkime vijnë vetëm nga pajisjet me iOS, pasi loja nuk është në dispozicion ende për platformën me Android./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme