Super Mario Run arrin 40 milionë shkarkime për 4 ditë

14:22 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Nintendo ka lëshuar shifrat e saj zyrtare për shkarkim për lojën e saj të parë për telefona të mençur. 40 milionë njerëz kanë shkarkuar deri tani versionin falas të Super Mario Run brenda vetëm katër ditëve.

Versioni i plotë i lojës kushton 10 dollarë, por Nintendo nuk ka zbuluar saktësisht se sa përdorues të lojës kanë vendosur të blejnë atë, shkruan portali arbresh.info. Por, a krahasohet kjo me suksesin e lojës Pokemon Go?

Super Mario është lansuar në mbarë botën, por vetëm në iPhone dhe iPad. Ndërsa Pokemon Go është lansuar në të dy platformat, por jo menjëherë në të gjitha vendet e botës.

Pokemon Go ka arritur 30 milionë shkarkime brenda vetëm dy jave. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme