Firma britanike për prodhimin e makinave, Aston Martin, ka lansuar modelin e ri ‘V12 Speedster’, me karakteristika të cilat rrallëherë i shohim.
Modeli u lansua gjatë ditës së sotme, në mëngjes nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, i pretenduar që të lansohej në evenimentin e makinave në Gjenevë. ‘Motor Show’ në Gjenevë u shty për shkak të koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Siç bëhet e ditur nga ndërmarrja britanike, ‘V12 Speedster’ do kushtojë afro 950 mijë euro.
Për sa i përket specifikave, nën kofano risia e Aston Martin posedon një motor të tipit V12, që ia mundëson të prodhojë 700 kuaj-fuqi. Falë kësaj, automobili mund të përshkojë prej 0-100 km në orë për vetëm 3,5 sekonda. Shpejtësia maksimale të cilën mund ta arrijë është 300 km/h.
I tërë trupi i veturës është i përbërë nga fibrat e karbonit, gjë që ia mundësojnë një makine të peshojë më pak e të lëviz më shpejtë.
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...