Google ADS

Sulmohet Snapchat

08:47 | 1 Mars 2016
Arbresh Info

Snapchat ka zbuluar që ishte shënjestër e një sulmi kibernetik që bëri kompaninë për dërgimin e mesazheve të shkurtra të demaskoj listën e pagave të punëtorëve të saj. Megjithatë, kompania tha se asnjëri nga serverët nuk është rrëzuar dhe të dhënat e përdoruesve mbetën gjithashtu të paprekura.

“Lajmi i keq është që një numër i madh i punëtorëve tanë tani kanë identitetin e tyre të kompromentuar. Dhe për këtë, ne kërkojmë falje”, shkruan kompania në një postim, transmeton portali arbresh.info.

Snapchat ka thënë që incidenti është raportuar menjëherë tek FBI dhe punëtorëve të kompanisë i është ofruar tashmë siguri falas për dy vite të identitetit të tyre dhe monitorim nga kompania./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme