Uebfaqja për takime AdultFriendFinder është viktima e fundit e një hakimi masiv që ekspozoi të dhënat personale, përfshirë detajet e orientimit seksual, të 4 milion përdoruesve.
Bazuar në ‘Channel 4 News’, hakerët kanë lëshuar të dhëna senstive si e-mail adresat, IP adresat, datëlindjet, fjalëkalimet, madje edhe orientimin seksual në forumin e rrjetit anonim Tor, transmeton arbresh.info.
AdultFriendFinder, që mburret me 63 milion përdorues aktiv në mbarë botën, është duke shqyrtuar rrëzimin e rrjetit si dhe duke punuar me agjencitë për zbatimin e ligjit.
“Ne nuk mund të themi asgjë për këtë çështje, por iu premtojmë se do të bëjmë hapat e duhur për të mbrojtur konsumatorët tanë nëse ata janë të prekur”, ka thënë kompania për ‘BBC’.
Përdoruesit janë këshilluar të përditësojnë fjalëkalimet menjëherë në mënyrë që llogaria e tyre të mos përdoret nga dikush tjetër./arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...