Kompania për sigurimin shëndetësor, CareFirst ka konfirmuar që rreth 1.1 milion të dhëna aktuale dhe të ish-abonentëve janë vjedhur nga hakerët.
Në një deklaratë, kompania ka thënë që ishte objektiv i një sulmi kibernetikë shumë të sofistikuar, në të cilin janë vjedhur emrat, datat e lindjes, e-mail adresat dhe të dhëna te tjera të të gjithë abonentëve. Megjithatë, kredit kartelat, të dhënat mjekësore si dhe fjalëkalimet nuk kanë arritur të sigurohen nga hakerët, transmeton arbresh.info.
Përveç kësaj kompanie të sigurimit shëndetësor, edhe Anthem dhe Premera Blue Cross kanë qenë të sulmuara nga hakerët brenda këtyre muajve, por hakimi që ndodhi në CareFirst u zbulua një vit më vonë, që do të thotë se kjo kompani në të vërtetë ishte e viktima e parë nga hakerët.
Hakerët kanë sulmuar rrjetin e kompanisë CareFirst në muajin Qershor të vitit të kaluar duke vjedhur kështu një sasi të madhe të dhënash.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë CareFirst, Chet Burrell ka thënë në një deklaratë që kompania do ofrojë monitorim falas të kartelave si dhe mbrojtje ndaj hakerëve për dy vite për të gjithë personat e prekur nga ky sulm vonë i kuptuar./arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...