Muaji mars ka sjellur rritje të aktiviteteve kibernetike në mbarë botën për shkak të ndikimit nga sulmet kibernetike.
Kështu raporton ‘Cytegic’, që ka vërejtur një rritje prej 17% në aktivitete kibernetike gjatë muajit të kaluar, ku regjioni më aktiv ishte Amerika Veriore, transmeton portali arbresh.info. Lindja e Mesme ishte regjioni i dytë ma aktiv, dhe gjëja më interesante, Evropa Perëndimore zuri vendin e tretë pas sulmeve të pa pritshme.
“Pas sulmeve terroriste në Burksel më 22 mars, të kryera nga ISIS, niveli i aktiviteteve kibernetike u rrit në Belgjikë”, shkruan ‘Cytegic’ në raport, transmeton portali arbresh.info. “Megjithatë, një tjetër aspekt interesant mund të jetë ndikimi i sulmeve terroriste në aktivitetet kibernetike tek regjionet e ndryshme gjeografike dhe politike, ashtu siç tregon edhe studimi jonë”.
Industritë më në shënjestër në Belgjikë në ditët pas sulmit terrorit ishin ato të profilit të lartë si mediat, qeveritë, infrastrukturat e rëndësishme dhe ushtria./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA