Sipas një hulumtimi nga ‘Imperva’, sulmet DDoS janë rritur për 200 për qind gjatë vitit të kaluar.
Bazuar në kompaninë hulumtuese, sulmet DDoS tani janë kërcënimet më të zakonshme kibernetike me të cilat bizneset përballen, shkruan portali arbresh.info. Ndërmjet muajit prill të vitit të kaluar dhe deri më 31 mars të këtij viti janë regjistruar mesatarisht 445 sulme në javë. Më shumë se 40 për qind e konsumatorëve të prekur ishin shënjestër e sulmit më se një herë, ndërsa 16 për qind ishin goditur më shumë se pesë herë.
Sulmi më i madh i regjistruar ishte 470 Gbps, ndonëse edhe një numër i madh kalonin mbi 200 Gbps.
Britania e Madhe është vendi i dytë më së shumti i sulmuar pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmet më të mëdha kanë pasur si shënjestër bizneset e vogla dhe mesatare, por edhe disa institucione të mëdha, përfshirë BBC dhe HSBC-në, ishin gjithashtu të goditura./arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...