Google ADS

Stuxnet, virusi që SHBA përdori për të shkatërruar armët bërthamore të Koresë Veriore

01:27 | 30 Maj 2015
Arbresh Info

Ndodhi pesë vite më parë dhe përfundoi si i dështuar, por detajet për të janë duke u zbuluar tani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë provuar të infektojnë programin e armëve bërthamore të Koresë Veriore me një version të virusit kompjuterik ‘Stuxnet’.

Sipas një raporti nga ‘Reuters’, ky operacion është kryer në kohën e njëjtë kur ndodhi sulmi i suksesshëm në programin bërthamor të Iranit që demoloi mbi 1000 centrifuga të pasura me uranium, transmeton arbresh.info.

Virusi i lëshuar që kishte në shënjestër kompjuterët e Koresë Veriore u penga fshehurazi nga qeveria dhe izolimi ekstrem përreth rrjeteve të saj komunikuese.

Derisa Shtetet e Bashkuara kryejnë shumë ekspedita për spiunazh, Koreja e Veriut dhe Irani, të cilët bashkëpunojnë në teknologjinë ushtarake, ishin objektivat e vetëm për shkatërrim të pajisjeve.

Ashtu siç edhe pritej, NSA nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj ngjarje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme