Një person që pretendon se “Apple” ka vjedhur idenë e tij për krijimin e “iPhone”, “iPad” dhe “iPod” ka paditur gjigantin e teknologjisë për 10 miliardë dollarë. Thomas Ross thotë se ka hartuar projektin për këto pajisje që në vitin 1992, e pretendon se ai është “vjedhur dhe shfrytëzuar” nga “Apple”.
Skicat e banorit të Floridës në Shtetet e Bashkuara flasin për një pajisje që mund të përdoret për të lexuar romane apo artikuj lajmesh, të shohë video dhe fotografi në to. Po ashtu këto pajisje, sipas Thomas Ross do të ishin të specializuara edhe për komunikimin.
Ross thotë se vazhdon të përjetojë “dëmtim të madh dhe të pariparueshëm, që nuk mund të kompensohet plotësisht nga paratë”, edhe pse kërkon që “Apple” t’i dëmshpërblejë atij 10 miliardë dollarë dëme, si dhe t’i japë 1.5 për qind të shitjeve të ardhshme të “Apple”.
Të ardhurat e vitit 2015 për gjigandin e teknologjisë ishin 235 miliardë dollarë, çfarë do të thotë se me shumë gjasë, çështja gjyqësore është në favor të kompanisë.
“Apple” ka kryer një revolucion në komunikim dhe në botën e dixhitalizimit, duke u kthyer në një markë të preferuar për miliona përdorues anembanë botës. Ish-kreu ekzekutiv i “Apple”, i ndjeri Steve Jobs është shprehur dikur: Ne kemi qenë gjithmonë të paturpshëm për të vjedhur një ide të madhe.
Patenta është shpikur nga Thomas Ross gati 15 vite përpara se “iPhone” i parë të krijohej. Megjithatë, ajo u shpall e braktisur nga zyra amerikane e Patentave dhe Markave në vitin 1995, pasi Ross nuk kishte paguar taksat e nevojshme gjatë aplikimit./tch
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç