Spotify shtoi edhe 8 milionë abonentë me pagesë për tremujorin i cili u mbyll në muajin Qershor, poshtë pritshmërive prej 8.5 milionë.
Por shërbimi i dëgjimit të muzikës tha se ka 232 milionë përdorues aktivë në muaj të shërbimi, ku 108 milionë prej tyre paguajnë. Kujtojmë se në raportimin e fundit Spotify kishte 217 milionë përdorues dhe 100 milionë abonentë me pagesë.
Në statistikën e përdoruesve aktivë në muaj përfshihen përdoruesit falas por edhe ata me pagesë. Kompania gjeneron afro 4.86 euro për përdorues.
Rivali më i afërt i Spotify është Apple Music me 60 milionë abonentë me pagesë një shifër e raportuar në Qershor.
Në anën e biznesit Spotify tha se të ardhurat u rritën me 31% në 1.86 miliardë dollarë ndërsa humbja ranë në 3.34 milionë dollarë.
Analistët kishin parashikuar që Spotify të humbiste 60 milionë dollarë nga 1.83 miliardë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...