Pas më shumë se një jave problemesh me kompjuter në spitalin Hollywood Presbyterian, drejtori ekzekutiv Allen Stefanek njoftoi që ata kanë vendosur të paguajnë 40 bitcoin apo rreth 17 mijë dollarë për të rregulluar këtë problem. Rrjeti i spitalit ishte goditur nga sulm kibernetik që enkriptoi sistemin e tyre më 5 shtator dhe për të pasur qasje në sistem hakerët kërkonin shuma të mëdha parash.
Sistemi i të dhënave mjekësore ishte ruajtur siç duket këtë të hënën dhe në komunikatën e lëshuar nuk ka ndonjë evidencë që ndonjë informatë e pacientëve apo punëtorëve ishte prekur, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, edhe nëse kjo është e vërtetë, ngjarja e tillë vërteton se shpërndarja e shpejtë e viruseve të tilla nuk ka të ndalur./arbresh.info
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...