Google ADS

SpaceX teston pjesët e anijes që do na çojë në Mars

12:31 | 25 Tetor 2016
Arbresh Info

Rreth një muaj më parë, Elon Musk ndau me publikun ambicien e tij për të dërguar një milionë njerëz në Mars dhe përtej tij, në përpjekje për të ndihmuar njerëzimin në një apokalips të mundshëm në Tokë.

Në prezantimin 63-minutësh themeluesi i SpaceX tregoi projektin e tij intrigues, të quajtur Sistemi i Transportit Ndërplanetar (Interplanetary Transport System). Por koha e prezantimit ishte e pamjaftueshme për të shpjeguar detaje teknike dhe për ta korrigjuar këtë, Musk doli të dielën pasdite në rrjetin social Reddit për të ndarë idenë e tij më ndjekësit dhe përdoruesit e këtij rrjeti në një seancë pyetje-përgjigjje.

Gjatë kësaj séance, Musk, ndoshta në mënyrë të planifikuar, ndoshta edhe pa dashje, ndau një informacion të ri nga projekti i SpaceX. Bëhet fjalë për një depozitë gjigante të ndërtuar me fibra karboni, që do të shërbejë si ushqyesi i anijes së udhëtimit ndërplanetar në të ardhmen.

Depozita me fibra karboni është duke u testuar, tha Musk, për t’u rezistuar kushteve më ekstreme, që nga temperaturat ekstremisht të larta, ato ekstremisht të ulta, por edhe trysnisë. “Në të kundërt, ajo rrezikon të na shpërthejë”, deklaroi ai.

Musk ndau me publikun disa shkrepje nga megatruktura e ngritur dhe deklaroi se ndërtimi i saj është pjesa më e vështirë e gjithë anijes ndërhapësinore që shpreson ta vendosë në punë brenda disa viteve.

1477388993_anijaprojekti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme