Çmimi i një terminali satelitor Starlink është pothuajse dyfishuar në Ukrainë, sipas një raporti nga Financial Times, pas rritjes së kërkesës për pajisjet satelitore SpaceX dhe sulmeve të synuara ruse në rrjetin elektrik të vendit që kanë shkaktuar dështimin e rrjeteve të komunikimit.
Çmimet e terminaleve Starlink në Ukrainë pritet të rriten nga ekuivalenti i 385 dollarëve në rreth 700 dollarë, transmeton Telegrafi.
Abonimi mujori i kërkuar për të përdorur shërbimin do të rritet gjithashtu nga 60 dollarë në 75 dollarë më 29 dhjetor, sipas emaileve që iu dërguan klientëve ukrainas të Starlink, megjithëse kjo është ende më e lirë se tarifa e saj origjinale prej 100 dollarë, e cila u hoq në gusht për të “reflektuar kushtet e tregut lokal”.
Për hir të krahasimit, një antenë Starlinku kushton 599 dollarë në SHBA, së bashku me një abonim mujor prej 110 dollarësh.
Këto rritje çmimesh prekin përdoruesit individualë, kështu që mbetet e paqartë nëse qeveria ukrainase, e cila ka marrë Starlinkun nga donatorë të ndryshëm si SpaceX dhe NATO, do të ndikohet gjithashtu.
Financial Times tregon gjithashtu se çmimet janë rritur për përdoruesit individualë në Poloninë fqinje, por mbeten të pandryshuara në pjesën më të madhe të Evropës.
Mbështetja për shërbimin me satelit u aktivizua në Ukrainë pas një kërkese të drejtpërdrejtë drejtuar CEO të SpaceX, Elon Musk, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin në fillim të këtij viti më 24 shkurt. Ushtria ukrainase që atëherë ka përdorur njësitë e dhuruara Starlink për të mbajtur komunikimet në zonat ku rrjetet celulare nuk janë të disponueshme.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...