Prodhuesi amerikan i anijeve hapësinore dhe raketave SpaceX dërgoi një anije kozmike me 4 astronautë në një mision 6-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Një ekip i ri astronautësh i përbërë nga 3 amerikanë dhe 1 gjerman mori pjesë në fluturimin me emrin “Crew-3” nga Qendra Hapësinore Kennedy e Agjencisë Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) në Florida të SHBA-së.
Ekipi i ri i përbërë nga astronautët e NASA-s, Raja Chari, Tom Marshburn dhe Kayla Barron si dhe Matthias Maurer me origjinë gjermane nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, do të kryejnë 6 muaj punë laboratorike në stacionin hapësinor në orbitën e tokës.
Me fluturimin “Crew-3” të transmetuar drejtpërdrejt në internet, SpaceX, i cili dërgoi njerëz në hapësirë tri herë për NASA-n dhe pesë herë në total, pritet të dorëzojë ekuipazhin në kapsulën e lëshuar me raketën “Falcon 9” në ISS në më pak se 24 orë.
Anija kozmike e SpaceX që mbante ekuipazhin e mëparshëm të NASA-s ishte ulur në mënyrë të sigurt në Gjirin e Meksikës pranë Floridas të hënën.
Ndërsa thuhet se për shkak të problemit të tualetit në anijen kozmike, 4 astronautë duhet të përdorin pelena gjatë udhëtimit 8-orësh të uljes. /AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...