SpaceX me raketën Falcon 9 dërgoi ekipin e parë në hapësirë

17:33 | 12 Shtator 2024
E.G

Ndërmarrësi miliarder, Jared Isaacman, u bë personi i parë apo astronauti i parë joprofesionist që ka ecur në hapësirë.

Sapo doli në hapësirë, ai tha: Atje poshtë në shtëpi të gjithë kemi shumë punë për të bërë. Por nga këtu, toka duket sikur një botë e përsosur.

Kur ai u kthye në anijen kozmike, jashtë doli inxhinierja e kompanisë SpaceX, Sarah Gillis. I gjithë ekuipazhi kishte veshur kostume të veçanta.

41 vjeçari Jared Isaacman financoi misionin e quajtur “Agimi Polar”, që e dërgoi atë dhe tre persona tjerë në hapësirë me anijen kozmike SpaceX Crew Dragon.

Megjithatë, ky nuk ishte misioni i tij i parë në hapësirë. Më 2021, ai financoi dhe drejtoi ekipin e parë privat, i tëri civil, që qarkulloi nëpër orbitën e Tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme