SpaceX ka nisur një raketë nga grupi i parë i satelitëve Starlink, e cila mund të transmetojë sinjale nga hapësira drejtpërdrejt në telefona.
Kompania hapësinore e Elon Musk, në gusht të vitit 2022 ka arritur një marrëveshje me operatorin T-Mobile, për t’u ofruar përdoruesve qasje në rrjet edhe në “zonat e vdekura” përmes satelitëve.
Komunikimi do të zhvillohet përmes mesazheve me tekst dhe kodeve zanore, por nuk do të jetë menjëherë i disponueshëm pasi ende janë në fazë testuese.
Sipas drejtoreshës për inxhinieri satelitore në SpaceX, Sara Spangelo, ky projekt do të zgjerohet, dhe është moment mjaft historik dhe emocionues në demonstrimin e teknologjisë së kompanisë.
Ndryshe, edhe operatorë tjerë telefonikë, duke përfshirë KDDI të Japonisë, Optus të Australisë, One NZ të Zelandës së Re, dhe Rogers të Kandasë, pritet të bashkëpunojnë me SpaceX. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...