Në raportin financiar, kompania ka ofruar informacione për shitjen e harduerit. PlayStation 4 deri më tash është shitur në më shumë se 60 milionë njësi, ndërsa që nga nëntori çdo e pesta pajisje është PlayStation 4 Pro.
Sony ka shitur më shumë pajisje VR se sa rivalët HTC Vive dhe Oculus Rift dhe kompania japoneze pritet të publikojë plane të reja lidhur me pajisjet VR në panairin E3, i cili mbahet javën e ardhshme./Arbresh.info/