Kur është fjala për telefonat e mençur, thuhej se Sony “nuk është duke përmirësuar linjën e prodhimit të tyre aq shpejt”, dhe këtë kompania ka pranuar.
Citimi u përfshi në një rrëshqitje të informatës, të parë në blogun e Xperia, që ishte pjesë e një prezantimi dhënë gjatë ditës së fundit të marrëdhënieve të investitorëve të Sony, ku kompania përmendi strategjinë e saj për dy vitet e ardhshme.
Sony dëshiron të kthehet në lojë. Prezantimi vazhdon të përshkruajë çështjet kyçe që Sony dëshiron të adresojë, si dhe të përmendë teknologjinë 5G dhe Xperia së bashku në të njëjtën rrjedhje.
Fansat e Xperia pa dyshim do të jenë të vetëdijshëm për mungesën e fundit të përmirësimit të Sony në gamën e Xperia. Historikisht, telefonat ishin të njohur jo vetëm për dizajnin e tyre, por për kamerat e tyre, jetën e baterisë dhe versionet relativisht të paprekura të Android.
Por prodhuesit, duke përfshirë Samsung, Apple dhe Huawei, i heqën kornizat e telefonave të tyre, duke u dhënë pronarëve të telefonave ekranë më të mëdhenj në trupa më të vegjël dhe Sony nuk u ngjit me trendin, duke lënë telefonat e tyre – përfshirë Xperia XZ Premium 2017 – duke u dukur pozitivisht të rëndl në krahasim, njofton T3.
Pra, çfarë do të thotë kjo për përdoruesit e Xperia duke shpresuar që Sony të kthehet në lavdinë e tyre të mëparshme?
Së pari, Sony nuk do të dalë nga biznesi i telefonave të mençur. Në prezantimin e tyre ata përsëritën diçka që thane edhe në prill: kompania qëndron në biznesin e telefonit në mënyrë që të mund të zhvillojë teknologjinë 5G.
Së dyti, Sony e di se duhet të përmirësohet. E ka pranuar këtë në prezantimin e përmendur.
Së treti, në këtë prezantim bëhen të ditura fushat ku Sony ka ambicie të zhvillohet: në kamera, baterinë, audio, ekran dhe transmetimin e të dhënave ‘wireless’.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...