Shitjet gjatë festave të fundvitit nuk shkuan siç kishte planifikuar Sony dhe orekset e kompanisë kanë ndryshuar në përputhje me rrethanat.
Sony nuk arriti objektivat e shitjes për konzolën “PlayStation 5” gjatë periudhës së festave.
Kompania dështoi të shiste 25 milionë konzola gjatë vitit të kaluar, kështu që uli synimet për këtë vit në 21 milionë.
Gjatë sezonit të festave të vitit 2023, Sony dorëzoi 8.2 milionë konzola PlayStation 5, duke e dërguar totalin e dërgesave të PS5 në 54.8 milionë në katër vjet.
PS5 me sa duket nuk performoi në nivelin e PS4, të cilin Sony e konfirmoi në raportin financiar për tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
PS4 aktualisht është shitur më shumë se PS5, gjegjësisht 2.5 milionë konzola ndërsa pritej që në vitin 2023, PlayStation 5 të kalonte modelin e mëparshëm në të gjitha parametrat. /Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...