Sony me super bateri për telefona të mençur

17:14 | 23 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Derisa telefonat e mençur janë rritur vazhdimisht në madhësi brenda viteve të fundit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në teknologjinë e baterisë duke lënë shumicën e telefonave të mençur me më së shumti një ditë bateri.

Megjithatë, Sony ka njoftuar që aktualisht është duke zhvilluar një bateri krejtësisht të re që do të ketë një kapacitet prej 40% më shumë se modelet ekzistuese, transmeton arbresh.info. Ashtu siç ishte raportuar nga ‘Nikkei’, bateria e re e kompanisë Sony përdor një komponim squfuri si një material elektrodë duke rritur densitetin e energjisë nga 700wh/1 në 1000Wh/l.

Kjo kryesisht do të thotë që në krahasim me një bateri të zakonshme të madhësisë së njëjtë, bateria e re do të jetë në gjendje të qëndrojë 40% më gjatë, transmeton arbresh.info. Fatmirësisht pronari i pajisjes, Sony dëshiron që së pari të sjellë ato në treg tek telefonat e mençur para se t’i përdor për qëllime tjera./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme