Më herët, Sony i ka sjellë kufjet WH-1000XM3, që bllokonin çdo zhurmë përreth përdoruesit, derisa tani ka sjellë edhe pajisjet pa tela, që e kryejnë të njëjtin funksion.
Kufjet me të njëjtin emër si të parat, kanë ngjashmëri të madhe me AirPods, ndërsa vendosen në vesh të atyre që duan qetësi dhe të mos dëgjojnë asgjë, transmeton Telegrafi.
Në to është vënë çipi QN1e HD e zhvilluar nga Sony, që ka dalë të jetë shumë e mirë në bllokimin e zhurmës. Kjo funksionon nëpërmjet dy mikrofonave, që mbledhin tingujt anash, të cilat më pas bllokohen nga procesori.
Me sistemin e bllokimit të zhurmës dhe Bluetoothin e ndezur, bateria e WH-1000XM3 mund të zgjatë deri në gjashtë orë, mirëpo mund të zgjatet deri në 24 orë, fale tri baterive që ndodhen në kutinë e tyre.
Sapo të jetë nxjerrë nga veshi njëra kufje, ndalon funksionimi edhe i tjetrës, ndërsa mund të lëshohen me një prekje të lehtë.
Të interesuarit për këto kufje nga Sony, duhet të presin deri në muajin gusht, kur lansohen për 200 euro. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA