Sony lanson dy telefona të rinj

01:46 | 2 Shtator 2016
Arbresh.info

Sony ka lansuar zyrtarisht dy telefonat e ri të serisë Xperia, Xperia XZ dhe Xperia X Compact.

Sony Xperia XZ është pasardhës i Xperia X. Ai është i fokusuar në dizajn, performancë, kamerë dhe bateri të fuqishme.

Telefoni ka ekran 5.2-inç me rezolucion 1080 pikselë. Procesori i tij është Snapdragon 820 me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet deri në 200GB me kartela SD. Kamera kryesore e Xperia XZ është 23 MP, ndërsa bateria 2900mAh. Xperia XZ do të lansohet në muajin tetor me një çmim rreth 700 eurosh.

Xperia X Compakt ka procesor Snapdragon 650, 3GB RAM, ekran 4.6-inç dhe kamerë 23MP. Ky telefon do të kushtojë rreth 500 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme