Edhe pse bizneset e kompanisë Sony nuk janë duke ecur aq mirë, rezultate pozitive financiare për këtë kompani arrijnë nga departamenti i lojërave dhe rrjetit të shërbimeve, ku përfshihet edhe konsola PlayStation 4 dhe filmat që janë shitur dhe kanë arritur shikueshmëri të lartë.
Dhe është pikërisht konsola PlayStation 4, që më së shumti ka sjellë rezultate pozitive financiare për kompaninë, ngase kjo konsolë ende vazhdon të dominojë me shitje ndaj rivalit XBOX One të Microsoft-it. Pas publikimit se janë shitur mbi 22.3 milion njësi të PS4 në mbarë botën, Sony tani ka publikuar edhe ecurinë e shitjeve të PS4 në Britaninë e Madhe, shkruan arbresh.info.
Sipas kompanisë janë shitur mbi 2 milion njësi të PS4 në Britani. Këtë shifër të shitjeve kompania e ka arritur në javën e fundit, duke kaluar edhe shitjet e konsolës së famshme PlayStation 2. Ky numër i madh i njësive të shitura ka bërë që PS4 të jetë konsola më e shitur për vitin 2015 deri më tani.
Përderisa kompanisë Sony iu deshën rreth 42 javë për të arritur një milion njësi të shitura, shifra prej 2 milion njësive të shitura u arrit vetëm brenda 35 javëve. Si duket rënia e çmimeve, konkurrenca por edhe lojërat e veçanta të publikuara për këtë konsolë siç është loja “Bloodbourne”, kanë ndikuar në këtë sukses të kompanisë Sony./arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja