Shumica e kompanive që shesin pajisje me Android kanë të paktën një telefon të mençur me ekran Quad HD (1440 x 2560), por Sony nuk përfshihet këtu. Vitin e kaluar, Sony mbrojti vendimin për të mos krijuar ekran Quad HD në pajisjen Xperia Z3, dhe këtë vit është duke e bërë të njëjtën gjë me telefonin e lansuar së fundmi, Xperia Z3+.
Jonathan Lin, menaxheri i përgjithshëm në Sony Mobile Taiwan, ka biseduar kohëve të fundit me Focus Taiwan, duke thënë që kompania do të lansojë ekranet Quad HD tek telefonat e mençur vetëm atëherë kur “mund të bëjë përmirësime të dukshme në kualitetin e ekraneve dhe teknologjinë e procedimit të imazheve digjitale”, transmeton arbresh.info. Aktualisht, Sony nuk beson që ekranet që janë përreth me 5.5 inç mund të sjellin në të vërtetë përparësi nga rezolucionet Quad HD.
Sigurisht që një ekran Quad HD është më i mirë se një me 1080p, por ky i fundit konsumon më pak bateri. Me ekran 1440 x 2560 piksela, Xperia Z3 dhe Z3+ nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë bateri të mjaftueshme për dy ditë. Qëndrimi i baterisë për një kohë të gjatë në telefona e mençur nga Sony është gjëja më e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që kompania do të dorëzohet si pasojë e pikselave, ndonëse edhe ekranet me 1080p janë vërtetë të mirë./arbresh.info
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...