Mars 2020 është sonda e NASA-s, që duhet të operojë në një ambient me terren të vështirë, qindra miliona kilometra larg nga mekaniku më i afërt.
Deri më tani, është ende duke u zhvilluar në Jet Propulsion Lab të NASA-s – teksa çdo arritje, është e rëndësishme. Gjatë kësaj jave, Mars 2020 ka arritur për herë të parë, të qëndrojë në të gjashtë rrotat e veta, duke përfshirë tërë peshën që ka, transmeton Telegrafi.
Kjo mundësi e qëndrimit, është në mesin e shumë testeve nëpër të cilat po kalon kjo sondë, përfshirë testimin e motorit duke shfrytëzuar energji bërthamore, mundësinë e lëvizjes së rrotave dhe sensorëve të shumtë si dhe sistemin e navigimit.
Platforma e eksplorimit robotik me gjashtë rrotë, është pjesë e përgatitjeve për lansimin e planifikuar në korrik të vitit 2020, për dërgimin e kësaj sonde në Planetin e Kuq, që të ndihmoi misionin e sondës Mars Curiosity.
Curiosity është lansuar më 2011, derisa ndaloi në Mars një vit më vonë. Kjo sondë ishte ndërtuar për një mision dy vjeçar, por në vitin 2012 misioni saj u zgjat më shumë se që pritej, pas një ndryshimi në kompjuter dhe është ende funksionale, afro shtatë vite pasi ndaloi për herë të parë.
Për dallim nga Curiosity, sjellë Telegrafi, Mars 2020 ka pësuar një numër të madh përditësimesh, shumica prej të cilave nuk ishin të pritshme, por duke pasur parasysh përvojën që ka marrë stafi duke zhvilluar sondën mëparshme, ka punuar më shumë në platformën e sondës së re që të përshtatet me terrenin e planetit Mars sa më mirë.
Në sondën Mars 2020, janë bërë përditësime në rritjen e qëndrueshmërisë në ambient, derisa ka një numër të madh pajisjesh teknologjike, me të cilat do të plotësojë mundësitë e sondës Curiosity.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...