Sonda Insight e NASA-s ka regjistruar tingullin e erës në planetin Mars. E mbërritur në planetin e kuq vetëm 10 ditë më parë, ka arritur të perceptojë zhurmën e erës në frekuenca gati të paperceptueshme për veshin njerëzor.
Aparatura që quhet sizmiometër dhe sensori i presionit të ajrit, të montuar në bordin e robotit, ka mundësuar regjistrimin e vibrimeve të lehta të erës, shpejtësia e të cilës varionte nga 16 deri në 24 km në orë.
Sensori i presionit ka lejuar një regjistrim direkt të erës, ndërsa sizmiometri ka matur vibrimet e prodhuara mbi panelet diellorë. Roboti Insight është si një vesh i madh, shpjegon Tom Spike, anëtar i skuadrës shkencore të misionit.
Për NASA-n, i pari regjistrim audio përfaqëson një dhuratë të papritur, siç shpjegon Bruce Banerdt, përgjegjësi i Insight në Kaliforni. Një ndër objektivat e misionit, thekson eksperti, është matja e lëvizjeve në planetin Mars, dhe këtu përfshihen edhe llojet e ndryshëm të tingujve.
Për t’i bërë të gjithë që t’i dëgjojnë, agjencia hapësinore Amerikane ka publikuar një video në You Tube, e cila në pak orë ka marrë mijëra shikime. Video-ja hapet me audion origjinale të regjistruar nga sizmometri dhe vazhdon me audion e regjistruar nga sensori i presionit, i përshpejtuar me kompjuter për t’u bërë më lehtësisht i dëgjueshëm.
Për t’i dëgjuar edhe më qartë tingujt nga planeti Mars, duhet pritur një mision i planifikuar për në vitin 2020 nga NASA, e cila do t’i shtojë bordit dy mikrofonë të cilësisë së lartë.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë