Thuajse për 20 vite, kompania Intel ka ndërtuar teknologjinë që i ndihmon shkencëtarit Stephen Hawking të komunikojë me botë. Megjithatë, tani softueri që shkencëtari ka përdorur për të shkruar edhe libra është në dispozicion falas për të gjithë njerëzit në mbarë botën.
I quajtur Assistive Context-Aware Toolkit (ACAT), sistemi është shumë i ngjashëm me atë Swiftkey nga Intel që Hawkings përdori vitin e kaluar, shkruan arbresh.info. Lëshimi si një softueri me burim të hapur ishte gjithmonë pjesë e planeve nga Intel për t’i dhënë mundësi inxhinierëve, zhvilluesve dhe hulumtuesve një sfond për të krijuar teknologjinë që përmirëson jetën e pacientëve me çrregullimeve të sistemit motorik.
Aktualisht, sistemi ACAT iu mundëson të hapni dokumente, të shfletoni në ueb si dhe iu ofron një eksperiencë vërtetë precize për kontrollimin e kursorit.
Baza e softuerit është në dispozicion falas në Github derisa Intel është duke krijuar një faqe ndarëse për dokumentacion, video dhe funksione që iu ndihmojnë fillimisht përdoruesve./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...