Snapchat është i njohur si një rrjet social që ka transformuar mënyrën se si njerëzit shpërndajnë fotot. Por, kompania kryesore, e riemëruar së fundmi si Snap Inc, ka qëllime më të mëdha sepse synon të bëhet një kompani kamerash.
Snap-i mori një hap të madh drejt pjesëve harduerike të kamerave në shtator të vitit 2016 me lansimin e ‘Spectackes’, të cilat janë syze me kamerë të integruar që iu lejojnë përdoruesve të shkrepin foto dhe t’i shpërndajnë gjërat që shohin, shkruan portali arbresh.info.
Emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Snapchat Inc” në “Snap Inc” dhe lansimi i uebfaqes së re – snap.com, është bërë në të njëjtën kohë. Po ashtu, tani Snap identifikohet me gjashtë fjali: “Snap Inc është një kompani kamerash”.
E gjithë kjo do të thotë se dy gjigantëve japonez për kamera, Nikon dhe Canon, i është shtuar një rival i ri./arbresh.info
Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje...
Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhu...
Osmani takoi Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njo...
Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrike...
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Murati: Depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51...